Kryetari i sindikatës së minatorëve të “Trepçës” në Stantërg, Ibrahim Januzi ka konfirmuar se është ndalur greva e minatorëve pas një marrëveshje me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje.
Sipas Januzit nëse nuk përmbushen kërkesat, protestat dhe grevat do të vazhdojnë. Ai ka treguar për kushtet të cilat i kanë pranuar për ndërprerejn e grevës, pas një takimi me kryeshefin e “Trepçës”, Bashkim Kurti.
“Minatorët në ndërrimin e parë rreth 2 orë kanë protestuar për mos realizmin e pagës, mirëpo pas ftesës së kryeshefit për të ardhur për të dhënë sqarime dhe informata të hollësishme, është arritur të dakordohen mes minatorëve dhe kryeshefi. 40 për qind e pagës veçse është realizuar edhe 30 për qind, del sot eventualisht nesër dhe deri në javën e ardhshme të përmbyllen të gjitha obligimet ndaj minatorëve”, ka thënë ai.
Ndërrimi i parë i minatorëve në ndërmarrjen “Trepça” kanë bojkotuar punën të enjten për shkak që ende nuk i kanë marrë pagat e plota.