/

Rritja ekonomike, LDK-ja i reagon VV-së: Premtuat rritje ekonomike 6%, sot konstatoni 3.7%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar sërish kundër Qeverisë Kurti, pasi Lëvizja Vetëvendosje duke iu referuar Bankës Botërore ka treguar Kosova ka rritjen ekonomike më të madhen në rajon.

Por LDK-ja ka thënë se në 11 vitet e fundit është 9 herë e para në rajon për rritje ekonomike.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se VV-ja kishte premtuar rritje ekonomike prej 6 për qind, ndërkaq sot konstatojnë atë 3.7 për qind.

“Nuk ka ditë që Qeveria nuk jep një lajm propagandistik. Sot, paskan vendosur ta shpërfaqin rritjen ekonomike si më të madhen në rajon. Ajo do të jetë vetëm 3.7%, sërish më e ulët se mesatarja e 10 viteve para populliste; por mjaftueshëm për të bërë material propagandistik. Sa për rikujtim, ky pushtet kishte premtuar rritje ekonomike prej 6%. Sot, konstatojnë rritjen prej 3.7%. E në vend të pranimit të dështimit pothuajse për gjysmë, gjejnë si mburrje krahasimin me rajon” thuhet në njoftim.

“Tabela në vijim është e Bankës Botërore. Aty jepet rritja ekonomike vjetore në shtetet e njëjta që pushteti i promovon. Siç e shihni (me të gjelbër), në 9 nga 11 vitet pas pavarësisë, Kosova ka patur rritjen më të madhe ekonomike në rajon. Plot 9 herë nga 11 vite kemi qenë të parët në rajon. Pra asgjë e pazakontë këtë vit! Mburrja e sivjetme është veçse zakonshmëri”.

“Kosova shënon rritje më të lartë në përqindje sepse ka bazë të ulët ekonomike. Kosovës i duhet rritje ekonomike 5 deri në 6% për të konsideruar zhvillim dallues me rajon! Me këtë trend, vendit tonë i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë! Nuk kemi zhvillim, sepse nuk ka investime! Pa investime nuk mund të ketë zhvillim. Propaganda është e thatë! Ajo mashtron por nuk ofron! Kosova po mashtrohet! Faktet para propagandës gjithmonë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.