Masakra nga forcat serbe në Kralan të Gjakovës, rrëfimi i jashtëzakonshëm i Naser Ahmetit, ish-ushtar i UÇK-së

Mes datave 2 dhe 4 prill të vitit 1999, forcat ushtarake dhe policore të Serbisë, torturuan qindra burra dhe djem shqiptarë, të rrethuar me tanke në një fushë në Kralan të Gjakovës, ku më pas janë vrarë 86 civilë shqiptarë.

Pak ditë pasi është shënuar 25-vjetori i vrasjes së 86 civilëve shqiptarë, Naser Ahmeti, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vjen me një rrëfim.

Ai bën të ditur se si ishin ndaluar civilët, gjersa tregon edhe një rrëfim të babait të tij.

“Më 2 prill deri më 4 prill i ndajnë burrat nga gratë… 11 prej viktimave shqiptarë janë fëmijë…. i mbanin në kushte të rënda… më datën 4 i ndajnë në grupe dhe i pushkatojnë të gjithë….”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.