Lokalet, tavolinat, e kuponët fiskalë të bizneseve të lojërave të fatit, që dikur funksionin në Kosovë si të ligjshme, tani janë shndërruar në një skemë të fshehtë, që përfshin telefona të mençur, pika kontakti dhe qasje në internet.
Një ligj që e mbylli në tërësi këtë industri, pesë vjet më parë, duket se ka bërë që lojërat e fatit të lulëzojnë jashtëligjshëm.