Janë ndezur qirinjë në kujtim të Erona Coklit që u vra dje nga ish-bashkëshorti i saj.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë zyrtarë nga Komuna e Ferizajt, zyrtarë nga Policia Rajonale e Ferizajt, përfaqësues nga partitë politike si dhe qytetarë të Ferizajt.
Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe Selim Marevci shef i kabinetit të kryetarit të Ferizajit.
“U bëmë të gjithë së bashku për të shprehur solidaritetin tonë ndaj familjes së saj dhe për të thirrur për drejtësi. Kërkojmë një botë ku gratë mund të jetojnë në paqe dhe siguri, pa frikën e dhunës dhe vrasjeve të padrejta nga të ashtuquajturit “burra””, ka shkruar Marevci.
“Le të kujtojmë Eronën si një shembull i forcës dhe rezistencës së grave kundër dhunës gjinore. Të gjithë bashkë për drejtësi dhe për mbrojtjen e jetës së grave”, përfundoi ai.
