Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Forumi për Paqen, Gratë dhe Sigurinë është dëshmi e zotimit të përbashkët rajonal, ku roli i grave në shoqëri është themelor.
Begaj tha se Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitarë i shumë konflikteve të përgjakshme, ku barrën më të rëndë e kanë bartur gratë, që kanë qenë cak i dhunimit, poshtërimit dhe torturës.
Begaj: Gratë kanë qenë cak i dhunës, torturës dhe spastrimit etnik
Begaj në Forumin për Paqen, Gratë dhe Sigurinë theksoi nevojën e bashkëpunimit, progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.
Begaj: Sot jemi bërë bashkë në Kosovë për të ritheksuar përkushtimin tonë
“Sot jemi bërë bashkë në Kosovë për të ritheksuar përkushtimin tonë të fortë ndaj bashkëpunimit, progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Të gjithë janë me rendësi thelbësore për të nxitur paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.