Rozeta Hajdari po intervistohet në Prokurorinë Speciale për skandalin me rezervat

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale.

Ajo do të merret në pyetje nga një prokuror special për skandalin e Rezervës Shtetërore.

Intervistimi i Hajdarit vjin pak ditë pasi në të njëjtin vend u intervistua për disa orë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar për shpëlarje parash, shmangie nga tatimi dhe fshehje të pasurisë.

Skandali i Rezervave Shtetërore rrodhi në publik disa muaj më parë me publikimin e disa audio-inicizimeve të zyrtarëve të MINT-it, të cilat dëshmonin për mungesën e disa mallrave të cilat ishin porositur përmes kontratave një-burimore për mbushjen e Rezervave Shtetërore.

I përfshirë në këtë aferë është edhe Ridvan Muharremi, një afarist i afërt me kryeministrin Albin Kurti.
DTV do të iu mbajë të informuar posa të ketë një konfirmim zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.