Dita e dytë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë ka filluar me një minutë heshtje për gruan që u vra në Pejë.
Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka thënë se duhet të ketë konsolidim të mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësisë që rastet e tilla të mos ndodhin.
“Vërtetë sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm. Vrasja edhe e një gruaje tjetër në qytetin e Pejës pas asaj në Ferizaj. Ajo që duhet të ndodhë është vërtetë konsolidimi i mekanizmave tonë të sigurisë e gjyqësisë që rastet e tilla të mos ndodhin”, ka thënë ai.
Një tjetër grua është vrarë të premten e javës së kaluar në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj nga bashkëshorti i saj.