Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka shpallur ditën e nesërme ditë zie.
Osmani tha se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”.
Sot në Pejë një grua u vra nga burri i saj. Ngjarja e sotme është e dyta brenda pesë ditësh.
Më 12 prill, 21-vjeçarja Erona Cokli, u vra nga ish-bashkëshorti i saj Valon Aliu.