Vrasja e Gjyljeta Ukelles, protestës në Pejë po i prinë vajza e të ndjerës

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga bashkëshorti i saj me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj bashkëshortit Gjyljeta Ukella, i cili vrau dje në mëngjes viktimën.

Edhe një herë, bëhet thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore.

“Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm!’-thuhet nga organizatori. Marshit i janë bashkuar edhe figura politike e institucionale lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.