Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit E.H, i cili dyshohet për veprën penale dhunimi.
Sipas Gjykatës, “ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri më datë 15 prill 2024, rreth orës 20:00 – 21:00, përkatësisht në shtëpinë e tij në Gjilan e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën të mitur, e cila pra ishte e moshës 16 vjeçare edhe pse i pandehuri e ka ditur se e dëmtuara është e moshës nën 16 vjeçe, ka kryer akt seksual me të dëmtuarën të mitur me pëlqimin e saj”.
DTV