Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti me qëllimin populist për marrje të votave e kanë kthyer Asociacionin e komunave me shumicë serbe në një kusht për pranim në Këshill të Europës.
“Në vend që presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti të zhvillonin politikë racionale në këtë kontekst të ndërlikuar gjeopolitik, ata me politikën e tyre populiste me të vetmin qëllim marrjen e votave, e kanë izoluar Kosovën dhe në të njëjtën kohë janë detyruar që për çmim të vogël të bëjnë koncesione të mëdha”.
Ai tha se Asociacioni është dashur të shfrytëzohej në kontekstin e anëtarësimit në NATO dhe aplikimit për në BE.
“Kështu, në vend që tema e Asociacionit të shfrytëzohej në kontekstin e anëtarësimit në NATO dhe aplikimit për në BE, ajo tash falë kësaj politike infantile të targave, dinarit e problemeve të tjera krejt artificiale të krijuara nga qeveria e Kosovës në veri, e kanë sjellë punën që Asociacioni do të jetë kusht për anëtarësim në Këshillin e Europës, anëtarësim i cili është dashur të ndodhë në rrugë normale dhe të pakushtëzuar”.
DTV