/

Detaje nga vendimi për refuzimin e paraburgimit ndaj Akil Gjakovës: Nuk i është shmangur Policisë dhe s’është recidivist

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar dje kërkesën e Prokurorisë lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj xhudistit kosovar, Akil Gjakova, si të pabazuar. Gjyqtari i procedurës paraprake ka nxjerrë aktvendim që ndaj Gjakovës të caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Media ka siguruar vendimin e gjykatës dhe arsyetimin për refuzimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje.

Sipas aktvendimit, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të kërkesës së prokurorit, deklarimeve të palëve dhe shkresave të lëndës, gjykata ka gjetur se kërkesa për paraburgim ndaj Gjakovës si masa më e rëndë është e pabazuar dhe ndaj tij është e mjaftueshme të caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Gjykata ka vlerësuar se nuk qëndron pretendimi i prokurorisë se ekziston rreziku i arratisjes së Gjakovës, pasi i njëjti nuk i është shmangur organeve të ndjekjes penale, është dorëzuar në Polici dhe po ashtu nuk është recidivist.

“…duke marrë parasysh peshën e veprës penale e cila i vihet në barrë, fakti se i njëjti nuk është arratisur dhe nuk i është shmangur organeve të ndjekjes penale mirëpo i pandehuri në kohën kur është kërkuar nga policia, më datë 13. 04.2024, ka qëndruar në Republikën e Shqipërisë, ku ka bërë një vizitë – konsultë mjekësore pranë klinikës …., çka vërtetohet në bazë të shkresës së nënshkruar dhe të vulosur nga klinika, faktin se i njëjti është dorëzuar në Polici në pikën kufitare në Vërmicë më datë 16.04.2024, ku edhe është arrestuar, ku për dorëzimin e të njëjtit sipas deklarimit të mbrojtësit të pandehurit av. Asdren Mekaj, i cili e kishte njoftuar Policinë se i pandehuri do të dorëzohet më datën 16.04.2024 ndërmjet orës 21:00-22:00. Faktin se i pandehuri nuk është recidivist nuk ka dënime penale, çka vërtetohet nga evidenca qendrore penale në Republikën e Kosovës”– thuhet ndër të tjera në arsyetim.

Po ashtu, në vendimin e gjykatës thuhet se nuk qëndron as pretendimi tjetër i Prokurorisë se ekziston rreziku i ndikimit të Gjakovës po qe se ndodhet në liri, duke përmendur disa fakte.

Leave a Reply

Your email address will not be published.