Po vazhdon Seanca e Këshillit të Etikës, ku për herë të dytë është ftuar në dëshmi profesori Xhevat Krasniqi.
Xhevat Krasniqi ka thënë se studentet e kanë bërë denoncimin për shkak të dështimit për të kaluar provimin dhe se të gjitha shprehjet në ankesë janë shpifje.
“Të gjitha shprehjet komplimentuese janë shpifje”, ka thënë ai.
Seanca po mbahet e hapur për dëgjim, mirëpo ndalohet incizimi.
Kujtojmë se profesori Krasniqi është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual.