Shqiptari i Kosovës futet në histori të Zvicrës

Adriatik Kajtazi futet në histori si trajner në volejbollin e Zvicrës.

Kajtazi me ekipin e tij, Schonenwerdit, ka fituar titullin e kampionit të Zvicrës.

Schonenwerdit ngadhënjeu me rezultat 3:1 (25:18, 17:25, 25:20, 26:24) ndaj Amriswil dhe duke e përmbyllur serinë e finaleve me 3:2.

Image

Schonenwerd

“Schonenwerd është kampion i Zvicrës për herë të dytë radhazi.

Pas premierës së vitit të kaluar, skuadra e Solothurnit triumfoi edhe në finalen e sivjetme të play-off-it ndaj Amriswil me një fitore të përgjithshme 3:2”, shkruan mediumi zviceran “SFR”.

“Urim i veçantë për trajnerin Adriatik Kajtazi dhe ekipin e Shonenverd për fitimin e titullit të kampionit të Zvicrës! Falënderojmë trajnerin për vizionin e tij të qartë dhe strategjinë e përsosur që çoi në këtë sukses të madh.

Përkushtimi dhe puna e palodhshme në zhvillimin e aftësive të lojtarëve, menaxhimi i shkëlqyeshëm i ekipit dhe motivimi i tyre janë cilësi që e kanë dalluar trajnerin Kajtazi.

Eksperienca e tij e gjatë në volejboll dhe njohuritë taktike kanë sjellë suksesin e merituar për ekipin. Lartësojmë gjithashtu marrëdhëniet e tij të mira me ekipin dhe stafin, duke krijuar një ambient të frytshëm për suksesin dhe përparimin e të gjithëve. Urimi ynë është që ky sukses të jetë vetëm fillimi i më shumë sukseseve të ardhshme për trajnerin Kajtazi dhe ekipin e tij!”, ka shkruar axha i tij, Veli Kajtazi, ish volejbollist i mirënjohur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.