/

Xhevahirët para derrave!

Nga Kimete Berisha

1. Gruda i PDK-së i ka thënë Albulena Haxhiut se padia për gjenocid nuk bëhet aty ‘ku po kujton ajo’, në Këshillin e Evropës.

– E ku bëhet, pra…trego…,se domethënë ti e ke ditur ku është vendi që bëhen paditë e këtilla, por nuk ke dashur të shprushësh.

2. -Albin Kurti tha: ‘Ne nuk falim as nuk harrojmë’.

– Pas luftës Kushner na tha ‘Fal e mos harro’.

– E Hashim Thaçi gjithmonë ka kërkuar të harrojmë të kaluarën, dhe e kaluara u harrua, përveç e kaluara tij.

– Për t’u harruar e kaluara janë kujdesur të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë institucionet e kulturës, si qendra kinematografike, e cila u kujdes (duke zgjedhur juritë e përshtatshme), që lufta e UÇK-së dhe viktimat të ‘zhduken’…ndërsa viktimat e përdhunimit (si tek filmi ‘Kukumi’, filmi ‘Shtëpia e Agës’, etj)…

që kur i pyesin se kush i ka përdhunuar në luftë, ato heshtin, nuk tregojnë që i ka dhunuar policia serbe.

– Asnjëherë nuk ka ndodhur rastësisht.

Gruaja shqiptare në film vuan në heshtje për vrasjen e të birit, por nuk e përmend se kush ia ka vrarë djalin. Vdes e nuk tregon.

– As Serbia vetes nuk i ka ndihnuar për ta fshirë të kaluarën më shumë se Institucionet e Kosovës.

Prandaj, anipse s’më përfill ‘kush unë vazhdoj të pyes:

– Pse Drejtësia e Kosovës e ka lënë të lirë përdhunuesin e V.K.?

3. Dikur betoheshim: ‘pasha besën’, ‘për Zotin’, ‘pasha të gjallë e të vdekur’, ndërsa gjenerata Z tash betohen ‘pasha Allahun’.

Çdo i ri edhe për lojë, për më të voglin send, bëjnë be ‘pasha Allahun’, dhe kur betohen, e thellojnë zërin, që duket sikur po çelet toka.

– Derisa feja që dikur tek shqiptarët ishte folklor – s’është më folklot, politika që s’ishte folklor po bëhet folklor.

– Albin Kurti e quajti ‘bac’ një politikan që ndërroi jetë…

Thuajse i ka ruajtur lopët me të.

Se si e sheh ky Kosovën, si një odë ku gjindja nuk e dallojnë njëri – tjetrin prej tymit të duhanit.

– Kujt po i përshtatesh?

Më folklorist s’bëhesh, lirisht vazhdo me ‘Lokja Terezë’, ‘Halla Medlin’, ‘Tezja Hillari’ e ‘Mixha Biden’.

– Është e tmerrshme se si Kosovën e keni primitivizuar me zhargone, me mentalitet, me paragjykime, dhe me prapambeturi.

4. Çoroditja u bë zakon, u bë lëndë mësimore.

Djemtë po i mësojnë t’i urrejnë femrat ‘e sotit’.

Duke folur për femrat shqiptare që sipas tij vishen ngushtë dhe nuk dalin nga shtëpia pa u dukur bukur, Shefqet Krasniqi na quajti ‘shqiptarka’ që nuk ua gjen ‘shoqen’ për të keq, tha, prej Lindjes në Perendim.

Hopa.

– Shumë është ‘lazdruar’ ky…freieri.

5. E Arbërie Nagavci i ka thënë SBASHK-ut – ‘matni fjalët’.

Shih ti sa poshtë ka rënë katundi.

– Në kohën e Millosheviçit shqiptarët nuk i kanë matë fjalët.

‘Bujku’ ‘i keq’ s’ka lënë gjë pa shkruar kundër Millosheviçit;

shqiptarët janë dergjur në burgje e janë vrarë për liri, e halli i saj kërkon që para se mësimdhënësit të flasin me të – t’i masin fjalët.

Kush je ti?

– Sikur t’i matnin shqiptarët fjalët nuk ishin çliruar!

Po, s’ka faj, faj ka Albin Kurti…

6. Albin Kurti tash e ka vurmakun për ta dërguar draftin e Asociacionit në Kushtetuese!

Nuk e dërgon sepse nuk i beson Gjykatës Kushtetuese (me të

drejtë). .

– Do të hyjë në Evropë me deputetë që janë kundër kulturës perendimore.

Ky është paradoks i psh.rr.ë.

Jini kundër, s’është e ndaluar të jesh euroskepitk…apo edhe më keq siç jeni ju, por pse ‘shtiresh’ si evropian kur s’je.

– Pse do të bëhesh pjesë e Evropës kur e ke mërzi kulturën ‘e tyre’!

Kë kujton se e mashtron!

– Çdo shtëpi (gati) është burg për minimumi një anëtar të familjes!

– Çdo shtëpi në fshat i ka ‘kufijtë’ e vet ku nuk i lejon bashkëfshatarët të kalojnë…

Fshati shqiptar është i pushtuar ‘ferr’, është ‘burg’, me rrugë të uzurpuara e të

pakaluara për ‘jabanxhinë’!

Ku po sheh ti atë kulturë perendimore?

– Albin Kurti duhet ta fus perendimin në Vetëvendosje, para se ta çojë Kosovën në Evropë….

– Rri aty ku je, më i varfëri, më primitivi, më i padituri, më paragjykuesi.

Të njohin!

– S’po tregojnë, se Këshilli i Evropës e ka pyetur Albin Kurtin se çfarë botëkuptimi ka për ‘puthjen franceze’….shumëçka varet nga përgjigja e tij.

– Asnjë kusht i KiE nuk bën fjalë për – shqiptarët.

Kërkohet nga politika e korruptuar e Kosovës t’i bëj serbët e lumtur, politikë që s’ka arritur të bëj një punë të hairit për shqiptarët, por shqiptarët s’janë kusht…!

7. Besnik Bislimi e ka parashikuar një sulm të ri në Banjskë.

Mund të ndodh – ka thënë!

– A mund të ndodh, për shembull, diku tjetër apo gjithqysh sulmi duhet të ndodh në Banjskë!

– Askush nuk e di se kush ia tregon Besnik Bislimit sekretet e Serbisë!

I tregon Bislimi Serbisë që Serbia do ta sulmojë Banjskën, apo Serbia i tregon Bislimit që Serbia një ditë prej ditëve do ta sulmojë Banjskën.

P.S. Qetësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published.