Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se që nga momenti që e ka pranuar detyrën ka punuar në adresimin e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë.
“Si ministri në vazhdimësi kemi punuar në adresimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit. Kemi filluar me themelimin e një Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë. Tani instituti është duke u përgatitur që të adresojë krimet e luftës, që përgjegjësi kryesore ka hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës”.
“Nuk kemi dokumentin institucional të krimeve të luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë. Jemi duke punuar në dokumentin që është ‘Strategjia për Drejtësinë Tranzicionale’, ky është një dokument i rëndësishëm që adreson kërkesat apo nevojat që kanë viktimat e luftës”, ka thënë Haxhiu.
Ajo ka thënë se është e nevojshme që në Departamentin për Krimet e Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës të ketë numër më të madh të prokurorëve.
“I kemi ndarë 100 mijë euro si MD që Këshilli Prokurorial të rekturojë edhe pesë prokurorë të tjerë, pasi tre nuk janë të mjaftueshëm”, ka thënë Haxhiu.