Policia e Kosovës ka bërë të ditura detaje të vrasjes në tentativë në Lupç të Podujevës, ku katër persona kanë mbetur të plagosur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 15:32, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Me urdhër të prokurorit, janë bastisur shtëpitë e personave të dyshuar, në njërën prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar disa copë fishekë të llojeve të ndryshme, po ashtu janë konfiskuar edhe dy vetura.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje, mirëpo tre prej tyre ende janë duke marr tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën sigurim të policisë.
DTV