Arifi: Beogradi ndaloj punimet në shkollën “Dituria” në Preshevë, ishte e financuar nga Tirana

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se Serbia ka ndaluar projektin e financuar nga Tirana për ndërtimin e shkollës “Dituria” në fshatin Corroticë.

Me anë të një postimi në Facebook, Arifi ka theksuar se kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiqi teksa ka paralajmëruar se po vijnë ditë të rënda.

Postimi i plotë:

Beogradi ndalon projektin e Tiranës

Kryetari i zarfit të Vuçiqit, në detyrën e parë që nga marrja e postit dhunshëm në mesnatë, ndal projektin e financuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht mbështetur nga Kryeministra e Shqipërisë; punimet e shkollës fillore “Dituria” në fshatin Corroticë.

Kjo është kapje e qartë e Preshevës nga Vuçiq!

Ditë të rënda po vijnë.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.