Komuna e Pejës nga sot do të ketë një drejtoreshë të re për Buxhet dhe Financa.
“Në ketë rrugëtim të ri na presin ditë të gjata, me shumë punë dhe përkushtim, për qytetin dhe qytetarët e Pejës. Faleminderit kryetarit Gazmend Muhaxheri që edhe ketë herë më besoi një përgjegjësi të këtij niveli. Së bashku për rezultate më të mira!” ka thënë Berisha në njoftimin e saj.
Ky është njoftimi i plotë:
Të dashur miq, familjarë, kolegë dhe shoqëri;
Nga sot, me shumë kënaqësi do të udhëheq me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa. Titulli Drejtoreshë e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa është privilegj. Me shumë se privilegj është përgjegjësi për të reflektuar pozitivisht në detyrat dhe obligimet që na presin.
Në ketë rrugëtim të ri na presin ditë të gjata, me shumë punë dhe përkushtim, për qytetin dhe qytetarët e Pejës. Faleminderit kryetarit Gazmend Muhaxheri që edhe ketë herë më besoi një përgjegjësi të këtij niveli. Së bashku për rezultate më të mira!