Kurti për Ditën e Goranëve: Kontributi i juaj i rëndësishëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar ‘Ditën e Goranëve’, duke vlerësuar kontributin e tyre në shoqërinë kosovare si të veçantë dhe të çmueshëm.

Ai, përmes një komunikate për medie, u shpreh se Kosova është e të gjitha komuniteteve, duke i uruar komunitetit goran ditën e tyre, kontributi i të cilëve mbetet i rëndësishëm.

“Që nga fillimi i mandatit tonë, kemi dëshmuar se askush, nga asnjë komunitet, nuk do të lihet pas, por do të jetë pjesë e zhvillimit e progresit tonë, ku politikat progresiste të shtetit mbërrijnë tek të gjithë.

Andaj dhe nuk kanë munguar investimet e qeverisë sonë si në përmirësimin e infrastrukturës, por edhe mbështetjes ekonomike, ndërtimit të shtëpive, përfitimit nga kuotat e punësimit apo dhe verifikimit të diplomave. Kjo ditë feste na rikujton se bashkë kemi bërë shumë, por mund të bëjmë ende më shumë. Do të vijojmë punën në mbrojtjen, promovimin e mbështetjen e komunitetit goran”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.