Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në margjinat e Forumit “Defense 24 Days”, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Władysław Kosiniak- Kamysz.
Sipas njoftimit për media Maqedonci, homologun polak Kamysz e ka informuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa ka shprehur shqetësimin e tij për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.
“Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.
Të dy ministrat u dakorduan që është tejet e rëndësishme të vendoset bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë”, thuhet në njoftim
DTV