Pahor thotë se s’jep më intervista derisa të përmbyllet emërimi i përfaqësuesit special të BE-së

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tashti kandidat për postin e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për shkak të rritjes së kërkesave për deklarata dhe intervista, më nuk do të flasë për media.

Në një postim në X ai ka thënë se nuk do të deklarohet derisa të përfundojë procesi i përzgjedhjes së emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi.

“Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga rajoni, ish-presidenti Borut Pahor nuk po jep deklarata apo intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale. Faleminderit për mirëkuptimin”!

Leave a Reply

Your email address will not be published.