/

Stresi, shqetësimet, zemërimi e mërzia – si qëndrojnë gratë e Kosovës në Indeksin global të shëndetit

Hologic, një kompani e teknologjisë mjekësore e specializuar në shëndetin e grave ka publikuar Indeksin global të shëndetit te gratë ku përfshihen disa komponentë, shëndeti individual, shëndeti emocional, kujdesi (shëndeti) parandalues, nevojat bazike dhe opinionet rreth shëndetit dhe sigurisë.

Në raport thuhet se ky indeks ofron një pasqyrë globale dhe gjithëpërfshirëse të këtyre pesë dimensioneve, në mënyrë që shtetet të veprojnë shpejt për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe jetëgjatësinë e grave në mbarë botën.

Sondazhi përfshin më shumë se 147,000 pjesëmarrës nga 143 vende, ndërkaq këtu përfshihet edhe Kosova.

Rezultatet e Indeksit janë nga 0 (më e keqja) në 100 (më e mira).

Po ku renditet Kosova?

Kosova renditet poshtë, në vendin e 35, me 60 pikë në përgjithësi.

Në kujdesin preventiv Kosova është poshtë në raport, me 20 pikë, në shëndetin emocional 80 pikë, opinionet e shëndetit dhe sigurisë me 67, nevojat bazike 85 dhe shëndeti individual me 72.

Sa i përket shëndetit emocional të anketuarat në Kosovë janë pyetur lidhur me stresin, shqetësimet, zemërimin dhe mërzitjen.

Sipas Indeksit, 32 për qind e grave të anketuara kanë përjetuar stres, 23 për qind shqetësime, 17 për qind zemërim dhe 9 për qind mërzi.

Po ashtu, statistikat janë dhënë edhe për kujdesin preventiv, nevojat bazike, shëndetin individual, opinionet e shëndetit dhe sigurisë.

Kujdesi preventiv

Nevojat bazike

 

Shëndeti individual

Lidhur me statistikat tjera për shëndetin e grave në Kosovë dhe në 142 vende tjera të botës mund të klikoni këtu:

Leave a Reply

Your email address will not be published.