Kreu i Aleancës Kosova e Re, ish- presidenti Behgjet Pacolli ka uruar qytetarët për Ditën e Evropës.
Këtë urim, Pacolli e ka bërë duke bërë thirrje që “Europa të jetë më konkrete dhe miqësore dhe korrekte ndaj Kosovës”.
“Urime Dita e Europës, me dëshirë dhe rekomandime që Europa të jetë më konkrete dhe miqësore dhe korrekte ndaj Kosovës.
Qytetarëve të Kosovës, ju uroj një ditë të bukur. Të ju përcjell gjithmonë lumturia!”, ka shkruar Pacolli.