Një burrë nga Skenderaj është arrestuar pasi që përmes telefonit e kishte shqetësuar gruan, megjithëqë ajo kishte urdhër mbrojeje.
I dyshuari për veprën penale mospërfillje e gjykatës, thuhet se është dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se edhe pse kishte urdhër mbrojtjeje nga gjykata, në vazhdimësi është duke u shqetësuar përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.