Dënimi për kanosje me 2000 euro, reagon Kusari-Lila: Drejtësi selektive e Kosovës!

Dënimi me 2000 euro për kanosje ndaj Mimoza Kusari-Lilës e ka shtyer këtë të fundit të reagoi duke e quajtur drejtësinë në Kosovë si selektori.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se kanosja e Ganimete Musliut është dënuar me 6 muaj burgim ndërsa kanosja ndaj saj është dënuar me vetëm 2000 mijë euro gjobë.

“Drejtësia Selektive e Kosovës
Në Republikën e Kosovës kanosja e një deputeteje të PDK-së përmes mesazhit, apo një deputeti të LDK-së, dënohet me gjashtë muaj burgim, ndërsa në rast të marrëveshjes me katër muaj burg apo 2,000 Euro gjobë.
Ndërsa, inkuadrimi LiVE në televizion kombëtar dhe veprimi i kanosjes dhe nxitjes e urrejtjes për një deputete të LVV-së, të ofron mundësinë e marrëveshjes me Prokurorinë, hudhjen poshtë të njëres vepër penale, si dhe uljen e dënimit me gjobë në vlerë prej 400 €.
Të tri aktgjykimet e sipërpërmenduara janë nga i njejti gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Driton Berisha.
Në rastin tim, Gjyqtari Driton Berisha, përveç se rolin e gjyqtarit, në seancë e morri edhe rolin e mbrojtësit të të pandehurit, siç dëgjohet edhe në videon e postuar ditë më parë.
Me këto dënime, konfirmohet drejtësia selektive e aplikuar e cila kryekëput varet nga përkatësia politike e palës së dëmtuar.
Këtu ka çdo gjë, pos gjykim të drejtë dhe drejtësi nuk ka” thuhet në reagimin e Kusari-Lilës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.