Katër të arrestuar për disa vjedhje, që kanë ndodhur muaj më parë

Policia e Kosovës i ka arrestuar katër persona, dy në Skenderaj e dy në Drenas, me dyshimin se janë të përfshirë në disa vjedhje të rënda.

Autoritetet njoftuan të enjten se atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, e në cilësi të provave materiale është sekuestruar një veturë dhe dëshmi të tjera relevante.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në  kuadër të Drejtorisë Rajonale në  Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së sotme në  dy lokacione të ndryshme në Skenderaj dhe Drenas, kanë realizuar bastisje me ç’ rast kanë  arrestuar katër persona  të dyshuar. Arrestimi i katër  personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara, pasi  të njëjtit dyshohen se janë të  përfshirë në  disa raste të veprave penale vjedhje të  rënda të ndodhura muaj më  parë në  zonën e Skenderajt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.