//

Televizioni belg ndërpreu performancën e Izraelit në Eurovizion në shenjë proteste

Televizioni belg VRT ndaloi transmetimin e Eurovision Song Contest për të dënuar shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias nga Izraeli dhe bëri thirrje për armëpushim në Gaza.

VRT, e cila transmeton në gjuhën flamande, ndërpreu transmetimin e gjysmëfinales së dytë të Eurovizionit të mbajtur mbrëmë në Malmö të Suedisë, në shenjë proteste kundër sulmeve izraelite në Gaza.

“Ky është një veprim sindikal. Ne dënojmë shkeljen e të drejtave të njeriut në shtetin izraelit. Përveç kësaj, Izraeli shkatërron lirinë e medias. Prandaj, ne po bëjmë një pushim të përkohshëm në transmetimin tonë. Armëpushimi, tani”, thuhet në deklaratë.

 

Artistët që përfaqësojnë Belgjikën, Portugalinë, Britaninë e Madhe, Irlandën, Zvicrën, Norvegjinë, Danimarkën, Lituaninë, Finlandën dhe San Marinon në Eurovision Song Contest kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.