Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se e ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune.
Abdullahu potencoi se qëndrimi i PDK-së është i qartë dhe konsistent, dhe se Kosova është në krizë në çdo fushë.
“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më pare”, tha Abdullahu.
Ndërsa shtoi se pjesmarrja e Krasniqit në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.
“Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”, tha tutje Abduallahu.