Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Kamenicë është pritur nga kryetari i komunës, Kadri Rahimaj.
Kurti po zhvillon një takim të mbyllur me kryetarin Rahimaj ndërsa pas takimit do të bëjë edhe një vizitë tek prodhuesit e produkteve të bletëve.
Pastaj do të bëhet vendosja e gurthemelit të urës për këmbësor në fshatin Hajnoc.
Së bashku me Kurtin është edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.