/

Shënoi gol vendimtar në fitoren e Llapit, Ahmed Januzi më i miri i xhiros së 34-të

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 34-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Ahmed Januzi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Kapra,Vllaznim Visoka dhe Berat Berisha.

Ky komision ka vendosur që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 34-të t’i jepet sulmuesit veteran të llapjanëve i cili në ndeshjen e djeshme kundër Malishevës, me golin e tij ia siguroi 3 pikë ekipit të tij që e mbajnë ende ne shpresa për titull.

 

Pasi mori këtë çmim Januzi u shpreh i lumtur që sërish u vlerësua si më i miri i javës.

“Ndeshja e djeshme ishte kritike për kampionatin tonë, duke pasur parasysh se jemi në garë për titull. Lufta jonë kundër Malishevës ishte sfiduese, por fitorja e arritur dje ka qenë një hap i madh përpara. Në çdo ndeshje, fitimi i pikëve është i rëndësishëm dhe golat e shënuar na kanë dhënë emocione të mëdha”.

“Suksesi nuk është meritë vetëm e imja, por e gjithë ekipit. Harmonia midis lojtarëve dhe trajnerit është çelësi për sukses. Në dy javët e fundit, synojmë vetëm fitore. Do të luftojmë deri në fund, por duhet të kuptohet se arritja e titullit nuk varet vetëm nga ne, por edhe nga rezultatet e rivalit tonë”, tha Januzi për faqen zyrtare të FFK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.