Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se është tejet e rëndësishme që më në fund po hapet mundësia që të flitet për çështjet të cilat në të vërtetë i preukupojnë qytetarët dhe shtetin tonë, siç janë: stagnimin ekonomik, rritjen enorme të çmimeve, pensionet dhe pagat e vogla, shëndetësinë dhe arsimin që kanë probleme të papërballueshme.
Hamza ka thënë se takimi i mbrëmshëm në mes të Krasniqit dhe Kurtit nuk duhet të shihet si diçka e jashtëzakonshme.
“Përkundrazi, takime të tilla unë pres të shpeshtohen në vendin tonë në të ardhmen, në mes të gjithë spektrit politik, sepse ky ka qenë dhe do të jete modeli im i qeverisjes. Bashkëpunimi dhe dialogu në interes të qytetarëve dhe shtetit – është mënyra se si unë e shoh funksionimin e përgjegjshëm mes akterëve politik”, ka përfunduar ai.