Vdekja e polices në Gjilan, dyshohet se u përdor arma e djalit

Kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu në një bisedë ka dhënë disa detaje për ngjarjen në të cilën vdiq policja nga Gjilani.

Kadriu ka sqaruar se ka pranua raport telefonik nga hetuesit të cilët i kanë sqaruar disa prej dyshimeve të para rreth ngjarjes.

“Policja më herët ka qenë pjesë e njësisë së hetimeve në stacionin e Gjilanit”- tha kryeprokurori Kadriu.

 

 

“Për shkak të disa problemeve shëndetësore asaj i ishte marrë arma e saj personale. Ndërsa, sot ajo dyshohet se aktin e ka kryer me armën e djalit të saj i cili po ashtu është polic”- ka thënë Kadriu.

Ai ka thënë se Prokuroria është duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe është herët të arrihet në konkludime.

Zyrtarja e Policisë së Kosovës dyshohet se ka vrarë vetën sot më 14.05.2024 në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

 

 

Ai ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur rreth orës 11:44.

 

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj në Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë në atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”– ka thënë Hashani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.