Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekollin.
“Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme. Sot para jush paraqesim dekorin e shkencave juridike, Murtez Zekollin”, tha Limaj.
Ndërsa Murtez Zekolli tha se shkaku i situatës politike në vend, ka bërë që t’i hyjë politikës.
“Jemi ithtarë të saj që po jetojmë në kohën e demokracisë dhe sharrimi i demokracisë janë paritë politike. E keqja me e madhe përveç kësaj është që edhe shtetet mike janë duke humbur dashamirësin ndaj neve dhe na kanë shpërblyer edhe me sanksione ekonomike. Jam i pakënaqur me situatën në Kosovë. Besoj që Kosova nuk e ka merituar këtë gjendje që e ka sot”.
Zekolli ka qenë kandidat nga radhët e PDK-së për kryetar të Suharekës.