Policia e Kosovës ka ndaluar një shofer në Istog i cili në veturën e tij kishte të vendosur pajisje sinjalizuese me ngjyrë tё kuqe dhe tё kaltër e cila ёshtё e ndaluar me ligj.
Pёr kundёrvajtёsin ёshtё shqiptuar fletgjoba: 500 euro, 3 pikё negative dhe 3 muaj masё mbrojtёse.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё njofton se do tё vazhdojë me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.
“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik”, kanë thënë në polici.