Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë seancës së kuvendit, kritikoi deputetët e Vetëvendosjes, duke ua kujtuar deklaratat që kishin bërë gjatë kohës sa ishin në opozitë, por edhe tashti në pushtet.
Kjo pas darkës së të hënës midis kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.
“Pronto, pronto, tap darka”, u dëgjua t’i thotë deputeti i LDK-së deputetëve të Vetëvendosjes.