Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një konferencë për media duke komentuar letrën që ministrja Gërvalla ka drejtuar në KiE ka thënë se kjo qeveri e ka pranuar Asocacionin. Kadrijaj ka shtuar se kjo qeveri ka organizuar marrëveshjen dhe është zotuar se do e implementojë në tërësi.
“Kjo qeveri më nuk po na befason me këto deklarata. Nuk mundet me qenë një letër e ministres zotuese më e fuqishme se sa një letër që e ka bërë kryeparlamentari, presidentja dhe kryeministri të cilët janë zotuar se do e zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit ku përfshihet edhe Zajednica ose Asociacioni. Ndërsa tash një letër tjetër nga ministrja nuk po mund ta kuptojë a do e dërgojnë apo jo është çështje ditësh mirëpo është një e vërtetë e vërteta se kjo qeveri e ka pranuar Asocacioni e ka organizuar në plotëni marrëveshjen dhe është zotuar se do e implementojë në tërësi. Ndërsa të gjitha këto ekzibicione që po i bën dhe me veprime populiste janë për hir të elektoratit dhe masës që e ka votuar. Të gjitha këto veprime po i shkaktojnë dëm Kosovës këta po sillen ndonjëherë si opozitë ndërsa se dinë që janë lidershpi i vendit dhe kanë përgjegjësi për vendin dhe Kosovën”, ka thënë deputetja Kadrijaj .
Ajo ka thënë po ashtu se s’ka qenë nevoja të na ftojë të takim Kurti.