Musliu-Shoshi, pas letrës së dërguar në KiE: “Albin e Donikë, propagandën dhe mashtrimin ruajini për konsum të brendshëm”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas dorëzimit në KiE të letrës së ministres Gërvalla.

Musliu-Shoshi, ka porositur kryeministrin Albin Kurti dhe Donika Gërvallën t’i ruajnë për konsum të brendshëm propagandën dhe mashtrimin, “se nuk iu ecë me shtetet e KiE-së”.

Madje, sipas saj, edhe adresimii letrës është gabim, sepse Asambleja Parlamentare e KiE-së veçse ka dhënë qëndrim.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruane për konsum të brendshëm NUK iu ecë me shtetet e KiE—së!

E para, dhe më e rendësishmja adresimi i letrës është GABIM, sepse APKiE e ka dhënë qendrimin!

E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe JO shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo demton përceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës  për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rendësishëm i konsolidimit të shtetit.

E treta, mos merni hapa që t’i thuhet KiE-së se ne u treguam të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim????

Aleatët tanë janë besnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, për të tjera diskutohet më vonë

1 Comment

  1. E moj e pa ftyre e moj hajneshe ta pame ftyren ta de me 27prill kur votoi pE ti veq sa nuk qajshe nga jedhnimi ti je tradhtare e kosoves pi majes gishtave e deri te foljt e tua se as nuk mujsge Minustres se puneve te jashtme me ja zghat doren e mi thone urime por ajo mr zor te shtini me zghst doren e tash del ktu llomotit .

Leave a Reply

Your email address will not be published.