Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me një minutë heshtje për veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.
Në rend dite është votimi i rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Dje pasdite, kandidati për kryeministër i PDK-së Bedri Hamza ka konfirmuar se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.