Të premten në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje, ka vdekur veprimtari i çështjes kombëtare dhe i burgosuri politik gjatë viteve të 90-ta, në moshën 64 vjeçare Aver Bajram Husaj.
Gjatë viteve 1990-1999 Husaj ishte kryetar i komunës së Pejës i cili organizoi pushtetin lokal sipas kushtetutës së Kaçanikut.
Ndërkaq në periudhën e pas luftës e deri në vdekje ishte shef i kulturës pranë Drejtoratit për kulturë, rini e sport të komunës së Pejës si dhe njëkohësisht u mor me gazetari.
Nesër (e shtunë) në ora 13:00, Kuvendi komunal i Pejë do të mbajë mbledhje komemorative, ndërsa ceremonia e varrimit do të bëhet nesër në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Pejës.