Policia dhe zjarrfikësit po rregullojnë zonat e përmbytura nga shiu, në Prishtinë

Shiu i mesnatës ka përmbytur disa zona në komunën e  Prishtinës.

Kryeqyteti i Prishtinës ka bere të ditur se së bashku me policinë dhe zjarrfikësit janë duke i sanuar vendet ku janë përmbytur nga shiu i rrëmbushëm.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar.

Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave.

Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca

Lulzim Fushtica

#prishtinapraktike💙

Leave a Reply

Your email address will not be published.