Rruga nacionale Prishtinë-Gjilan është bllokuar për qarkullim të automjeteve si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Bllokimi është paraqitur të fshati Kishnicë, afër Graçanicës ndërsa momentalisht asnjë automjet nuk mund të kalojë.
Në vendin e ngjarjes është paraqitur një kompani me makinerinë e saj e cila po bënë përpjekje për të larguar dheun mirëpo kur do të mundësohet qarkullimi, kjo ende nuk dihet.
Në vendin e ngjarjes është parë edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, ka deklaruar Durmishi.
Në vikend shenmje dheut kishte edhe në rrugën tjetër nacionale Klinë-Gjakovë. Kjo rrugë për disa orë ishte e bllokuar për qarkullim të automjeteve.
DTV