Aksident mes një kamioni dhe veture në Vushtrri, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotën në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

I njëjti ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në fshatin Stanovc, ku të përfshirë kanë qenë një kamion dhe një veturë, e përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar edhe shoferi i veturës.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sot rreth orës 08:40 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugorë në fsh Stanovc, në aksidnet janë përfshirë një kamion dhe nje veturë, përveq dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës”, tha Zahiti për Reporteri.net.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.