Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit B.G., i cili është ndaluar me urdhër të prokurorit më 19 maj 2024.
Po ashtu, në ditën e njëjtë, i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me të miturin, në fshatin Uglarë, për qëllime të njëjta, kanë hapur me forcë bankomatin që shërben për këmbimin e parave nga ato të letrës në ato të metalta, si dhe kanë hapur të gjitha arkat e tjera dhe nga aty kanë marrë para në vlerë prej 3600 euro, e më pastaj me taksi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, sipas KPRK-së.
Gjithashtu, i pandehuri B.G., dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, sipas KPRK-së.