Miratohet marrëveshja për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar shqyrtimi i nismës për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të të dyja vendeve, për shfrytëzim të së drejtës së tyre për pensione familjare dhe ato invalidore të punës.

Duke shtuar, se kjo marrëveshje  mundëson edhe eksportimin e pensionit, siç tha ai nëse një qytetar vendos të jetojë në njërin nga këto shtete mund t`a përfitojë pensionin.

“Kjo marrëveshje është e rëndësishme sepse u mundëson qytetarëve të dyja shteteve, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në pensione kontribut- paguese ato familjare dhe si ato invalidore të punës. Kjo njëkohësisht mundëson edhe eksportimin e pensionit, pra nëse një qytetar vendos të jetojë në njërin nga këto të dy shtetet, mund ta përfitojë pensionin pavarësisht në cilin shtet vendoset ai, të jetojë apo të banojë, por gjithsesi kjo në anën tjetër kjo marrëveshje siguron edhe shkëmbimin e të dhënave, pra që nënkupton përmes komunikimit të dyja shtetet mund të sigurohen që një qytetar merr pension nga të dyja shtetet, duke mos e deklaruar të tillë, pra në këtë aspekt bëhet edhe mirë menaxhimi i të dyjave shteteve që ka siguri dhe shkëmbim të informacionit” ka deklaruar Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published.