Rama jep një super lajm për banorët e lagjes “Kalabria”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bëre të ditur një lajm të mirë për banorët e lagjes “Kalabria”.

Rama tha se kanë nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të shkollës fillore të mesme të ulët, e cila do të jetë një shkollë me infrastrukturën moderne, përcjell IndeskOnline.

Postimi i plotë:

🤩Super lajm për banorët e lagjes “Kalabria”.

Shkollë e re dhe kolektor.

🏫Nënshkruam kontratën për ndërtimin e objektit të shkollës fillore të mesme të ulët në lagjen “Kalabria”, e cila do të jetë një shkollë me infrastrukturë moderne, ambient të përshtatshëm për nxënësit, stafin mësimor e teknik👦👩‍🏫

Po ashtu në ditët në vazhdim do të fillojmë punën në terren për ndërtimin e kolektorit në këtë lagje, i cili do t’i jap fund kundërmimit shumëvjeçar të ujërave të zeza🚧

Leave a Reply

Your email address will not be published.