Vdes një grua në spitalin e Prizrenit, familjari i denoncon mjekët për mos dhënie të ndihmës mjekësore

Në orët e para të mëngjesit të së martës, një burrë ka raportuar në polici se një familjare e tij, ka vdekur si shkak i mos dhënis së ndihmës mjekësore në spitalin e Prizrenit.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi:

MOS DHËNIE E NDIHMËS MJEKËSORE

Prizren /21.05.2024 – 02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.