I gjeten marihuanë në veturë, policia arreston një person në pikën kufitare në Vërmicë

Një person është arrestuar mbrëmë, pasi tek i njëjti janë gjetur gati 126 gramë marihuanë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:35, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas policisë, narkotikët janë gjetur gjatë kontrollit në të dyshuarin dhe veturën e tij.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.