Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme. Pro tyre votuan edhe deputetë të partive opozitare.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se ratifikimi i kësaj marrëveshje ndërkombëtare është e rëndësishme për Kosovën.
Të rëndësishme e pa edhe kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja.
Gjithashtu është miratuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore, të cilin e prezantoi ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.
Vitia ka theksuar se më tre nëntor 2022 Kosova ka nënshkruar Marrëveshje, të cilat janë të plotfuqishme nga 1 qershori 2023, bazuar në direktiva për njohjen e kualifikimeve. Kjo Marrëveshje ua mundëson që profesioni të ushtrohet lirshëm në secilat prej 6 vendet e Ballkanit perëndimor.
Nga 95 deputetë të pranishëm, me 93 vota pro Kuvendi e miratoi këtë Marrëveshje.